Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim organizatën “Vatra”, me ç’rast së bashku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufcs, tha se Organizata “Vatra”, ka lënë gjurmë në shtet-ndërtimin e Kosovës.
Ai shtoi se dyert e Kuvendit gjithnjë do të jenë të hapura për këtë Federatë dhe inkurajon që të vazhdojë njëjtë me punën e saj sikur deri më tani.
“Jemi të gëzuar me këtë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit dhe , e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kontributin e vet për kombin shqiptar dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe gjithçka çka ka qenë e mirë dhe e nevojshme për popullin tonë”, tha Konjufca.
Kryetari i Organizatës “Vatra”, Ilmi Berisha, tha se në këtë fazë duhet që të gjitha energjitë intelektuale e lobuese të përqendrohen në njohjen reciproke me Serbinë.
“Ndihem i privilegjuar sepse ‘Vatra’ që 110 vjet është munduar ta ndihmojë Kosovën me mënyrat e veta”.
“Është moment i mirë që t’i kanalizojmë energjitë tona intelektuale dhe lobuese dhe të formalizojmë njohjen reciproke me Serbinë”, tha ai.
Përmes këtij memorandumi Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete, duke pasur parasysh pikat e interesit të përbashkët. Kuvendi do të mbështes aktivitetet e kësaj Federate dhe promovimin e tyre, ndërsa Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të Kosovës.
Sipas Memorandumit po ashtu Federata Pan-Shqiptare “Vatra” do të shërbejë si promovuese dhe garantuese e hapësirave dhe mundësive që ofron ekonomia dhe tregu i Republikës së Kosovës për komunitetet shqiptaro-amerikane të biznesit në Amerikë, ndërsa Kuvendi i Kosovës dakordohet të bashkëpunojë në fushën e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, ekonomisë dhe biznesit, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, gjithmonë duke pasur primare interesat kombëtare dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me politikën e ShBA-së dhe BE-së.