Konjufca: Opozitës po i merret e drejta të thërrasë seancë me 40 nënshkrime

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 13:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha për gazetarët se e lëshoi mbledhjen në mënyrë demonstrative sepse nga partitë e pozitës, sidomos nga kryeparlamentari Kadri Veseli, po synohet që t’i merret e drejta opozitës që të sigurojë 40 nënshkrime për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme.

“Kadri Veseli e shkeli rregulloren lidhur me seancën e jashtëzakonshme. Seanca mbahet jo kur do kryetari i Kuvendit, por kur donë ata që kanë thirr”, tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.

“Ne dëshirojmë që seanca të mbahet të hënën ndërsa ata të enjten. Propozimi jonë u rrëzua me anë të votave në mënyrë të padrejtë. Seanca e jashtëzakonshme nuk rrëzohet me vota. Seanca e jashtëzakonshme duhet të thirret nëse sigurohen 40 vota, jo të thirret nga Kryesia e Kuvendit”, deklaroi Konjufca.

Sipas tij, këtë çështje duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

“Unë jam i bindur që kjo gjykatë do të konstatonte që e drejta e thirrjes ë seancës i takon kujtdo që i mbledh 40 vota”, shtoi anëtari i Kryesisë nga radhët e Vetëvendosjes.

Të ngjashme