Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se koalicioni PAN ka probleme me numra, duke theksuar se për këtë presidenti nuk thirri seancën konstituive.
Konjufca ka theksuar se Vetëvendosje nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pasi siç u shpreh ai “përbën njeriun kryesor të kapjes së shtetit”.
“Mendoj se gjithë këto ditë që kaluan pas zgjedhjeve dhe presidenti nuk thirri seancën konstituive dhe kjo është arsye e mjaftueshme për të kuptuar që si kanë numrat. Koalicioni PAN ka problem me numra, këta mund t’i sigurojnë numrat vetëm nëse ndonjë deputet i jo PAN-it i bashkohet”, ka thënë Konjufca.
“Për ne është i papranueshëm Kadri Veseli, pasi përbën njeriun kryesor të kapjes së shtetit. Është më mirë për PAN-in të mendojë ndonjë kandidat tjetër kredibil”, ka shtuar ai.