Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca tha se ende nuk kanë marrë konfirmim zyrtar për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se janë diku 12 vende që kanë shprehur një dyshim për njohjen e Kosovës.
“Deri më tani çka kemi informacione 12 – 15 shtete e kanë proklamuar raportet diplomatike me Republikën e Kosovës”.
“Në çdo takim qe unë e kam dhe çdo ambasador që e takoj ne si MPJ e kemi një plan të qartë se të gjitha shtetet ku kanë ndikim dhe mund të lëvizin drejt vënies së pikëpyetjes të marrëdhënieve shtetërore dhe diplomatike me Kosovën dhe ne i struktojmë dhe i ndihmojmë që kjo mos të ndodh. Sa i përket rastit konkret asgjë nuk është e sigurt dhe këto janë pretendime të Daqiçit”.
Ai tha se e përkrahë kryeministrin Albin Kurti sa i përket heqjes së pjesshme të taksës, duke shtuar se duhet të ketë një periudhë 3 mujore për të parë se çka do të veprojë Serbia, raporton EO.
“Unë mendoj qe Kosova duhet të marr masa sa i pres nga ana e Serbisë hapa konstruktiv nëse ata nuk ndodhin mund ti jepej disa muaj”.
“Kurti i ka dhënë pritje 3/4 muaj qe të përmirësohet sjellja e Serbisë dhe në qoftë se kjo nuk ndryshon atëherë Kosova ka të drejtë me i përdor të gjitha mjetet sepse e ka në dorë një shtet të pavarur dhe sovran”.
Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq për agjencinë e lajmeve Tanjug.
Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.