Konjufca pret përfaqësuesit e FIDAF, International Dance Art Festival “NEWBORN KOSOVA 2026” dhe ansamblet pjesëmarrëse të këtij edicioni

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka pritur në takim përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Festivaleve të Vallëzimit (FIDAF), organizatorët e “International Dance Art Festival NEWBORN KOSOVA 2026”, si dhe grupet folklorike dhe ansamblet pjesëmarrëse të këtij edicioni.

Konjufca shkroi se përmes artit dhe vallëzimit, kulturat takohen në mënyrën më të natyrshme: pa ngarkesën e protokollit dhe pa nevojën për shumë fjalë.

Postimi i plotë:

Sot në Ministrinë e Jashtme pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Festivaleve të Vallëzimit (FIDAF), organizatorët e “International Dance Art Festival NEËBORN KOSOVA 2026”, si dhe grupet folklorike dhe ansamblet pjesëmarrëse të këtij edicioni.

Ky festival, në edicionin e tij të 5-të, sjell në Kosovë grupe folklorike dhe ansamble të vallëzimit nga Franca, Turqia, Holanda, Meksika, Bullgaria, Hungaria, Greqia, Kosta Rika dhe Kosova.

Përmes artit dhe vallëzimit, kulturat takohen në mënyrën më të natyrshme: pa ngarkesën e protokollit dhe pa nevojën për shumë fjalë. Kultura shpesh arrin aty ku gjuha zyrtare e diplomacisë është e pamjaftueshme, duke krijuar afërsi dhe duke hapur rrugë të reja komunikimi ndërmjet popujve.

Ju faleminderit për vizitën dhe suksese në këtë edicion të festivalit!

Të ngjashme