Konjufca priti në takim diplomatin belg Sassel, zotohen për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel.

Me këtë rast, kreu i Kuvendit Konjufca, pasi i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij përfaqësuesit nga Belgjika, e njoftoi atë për punën dhe angazhimet e Kuvendit.

Kreu i Kuvendit vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim të fuqizimit të demokracisë.

Në vijim të takimit, kryekuvendari Konjufca, çmoi lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy vendeve dhe premtoi vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, nga ana e tij, falënderoi kreun e Kuvendit për pritjen, ndërkaq u shpreh i bindur se marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, do të vijojnë dhe thellohen edhe më tej edhe gjatë përfaqësimit të tij.

Të ngjashme