Konjufca priti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča, me bashkëpunëtorët e tij, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, Shefen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Mari Yamashita, si dhe Akylbai Eluesizov, zyrtar për çështje politike nga DPPA-DPO.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vunë në pah nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë, për tejkalimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve që pengojnë integrimin e vendit tonë dhe rajonit në mekanizmat institucional të BE-së dhe në NATO.

Kryeparlamentari Konjufca foli edhe për angazhimet konkrete të Kuvendit, si dhe përkushtimin e tij personal për avancimin dhe hartimin e një legjislacioni të avancuar.

Të ngjashme