Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur për mocionin për rrëzimin e Qeverisë tha se kanë shpresuar që në fund të qershorit të arrihet konsensus përmes partive për rrëzimin e Qeverisë.
Ai akuzoi PSD- në dhe Shpend Ahmetin për ndërrim të qëndrimeve për rrëzimin e Qeverisë.
Sipas tij, PSD-ja po bënë pazare me qeverinë aktuale.
“VV-ja ka pasë shpresë që do të krijohet konsensus që mocioni të dilte në votim. LDK-ja nuk e ka pasë këtë qëndrim, për arsye që unë nuk i di, duhet t’i pyesni, sot janë 64 vota mas pakti nëse i merrni veç e veç qëndrimet e partive mendoj që janë krijuar kushtet. Ndryshimi i qëndrimit të PSD, Shpend Ahmeti doli tha se aty ku voton Lista Serbe nuk do të votojnë as ata, Shpend, pse paska bë me votat e Listës Serbe me u rrëzu qeveria Mustafa e tash jo cili është dallimi? nuk kemi të bëjmë me qëndrime parimore, ai nuk është i gatshëm për zgjedhje dhe është në pazare me qeverinë aktuale”.
Ai ka komentuat kontratën për lobim të Ministrisë për Integrime Evropiane për të cilën ka thënë se bëhet fjalë për përfitime partiake brenda koalicionit qeverisës, raporton Ekonomia Online.
AIi tha se kjo kontratë është si në rastin e Presidentit Hashim Thaçi ku Presidenti lobon për qëndrimet dhe mendimet e tija.
“Republika e Kosovës i ka 3 copa PDK AAK, Nisma, si janë të ndara ministritë ashtu ndahet Kosova. Është rasti i njëjtë si rasti i vëllaut të Hashim Thaçit, për me promovu projektin e tij për ndarjen e Kosovës. Presidenti i ka shfrytëzuar milionat e qytetarëve për mendimet e tij. Ky është projekt në mes të Thaçit dhe Vuçiqit”.
Ai komentoi edhe bisedën telefonike të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe komedianëve rus.
Tha se përmes kësaj bisede kryeministri Zaev tregoi që nuk do të mund Kosova ta merr Luginën.
“ Ajo që ka ndodhë në këtë bisedë, Kryeministri Zaev e ka shpjeguar sipas informatave që i ka se nuk bëhet shkëmbim i territoreve, për arsye se qytetarët e kanë ditë që është plan Thaçi- Vuçiq, e rëndësishme që Zaevi e ka përfshi edhe Putinin. Ai e konfirmoj që nuk do të ketë marrje të Luginës, por vetëm njohje, ishte qesharake që të mbështetet tek gazetarët e Sputnikut, kur janë gazetar të atij që Thaçi e ndiqte për të bërë foto”.
Kurse për Autostradën e Dukagjinit, tha se do të jetë projekt super korruptiv, më i madhi që ka ndodhur në Republikën e Kosovës.
Ai tha se posa të konkretizohet më tutje, ky projekt do të dalë kundër pasi është në kundërshtim me politikat për mjedis të BE-së.
“VV-ja mendon që rruga ekzistuese duhet të përmirësohet, kjo autostradë do të jetë njëra prej projekteve që në mënyrën ma të ndyrë do të bëhet pazare, sidomos në këtë shpronësimin e tokave, ky do të jetë njëri nga keqpërdorimet ma të mëdha në Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.