Konjufca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit fatal në Greqi

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në mes dy trenave, mëngjesin e sotëm në Greqi.

Konjufca, në një postim në Facebook, shkroi se lutet për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

“Lajme pikëlluese dhe me përmasa tragjike arrijnë këtë mëngjes nga Greqia. Sipas njoftimeve të para, të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një përplasjeje trenash. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të këtij aksidenti fatal, popullit dhe shtetit grek. Gjithashtu lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Të ngjashme