Konjufca takohet me kryetarin e Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 14:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Republikës së Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona. 

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe zëvendësi i tij, Martin Schaller.​

Të ngjashme