Konjufca tha se VV është gati për zgjedhje, Bajrami: Po më duket e ka kuptu që s’kanë bë sen

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Ajo thotë se e kanë finalizuar programin dhe ekipet.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, e kemi finalizuar programin. Kemi qenë të gatshëm qe një kohë, por nuk i kemi numrat prandaj nuk mund të themi çdo ditë që duam zgjedhje. Vendi në zgjedhje kërkon vota, jo deklarata”, tha ajo në t7

Bajrami komentoi edhe deklaratën e kryekuvendarit Konjufca i cili tha se VV është gati për zgjedhje.

“Po më duket se edhe ai e ka kuptu që skanë bo kurgjë”, tha Bajrami.

Të ngjashme