Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kritikuar drejtësinë ndërkombëtare për përket krimeve të serbëve dhe ka qenë e zellshme të gjykojë krimet që kanë bërë shqiptarët.
“Kur është puna për krimet që kinse i ka kryer UÇK-ja, ndërkombëtarët udhëhiqen nga parimi ‘të gjendet gjilpëra në kashtë’ kurse sa i përket krimeve të Serbisë në Kosovë ata udhëhiqen prej parimit ‘ujkun pe shoh por nuk po i shoh gjurmët askund’. Dëshmi ka me bollëk se kush ka kryer krime në Kosovë”.
“Ne dimë që shumica e kriminelëve kanë ikë në Serbi e disa e kanë vazhduar me u fsheh në veri të Kosovës . Pra këtu drejtësia ndërkombëtare është dhunu në dy principe, çka ka ndodhë me neve. Ka pas shumë përzgjedhje në raste dhe ka pas shumë anim. Menjëherë pas luftës UNIMK-u ia pat rezervu vetes të merret me krime lufte dhe na e ka pamundësuar neve të merremi me ata që nuk janë këtu e nuk janë kriminelë të luftës. Ekzistojnë lista me qindra me emra të cilët kanë kryer krime mbi popullatën e Kosovës dhe nuk ekziston asnjë proces gjyqësor ndaj tyre. Në anën tjetër në gjykatat e Serbisë nuk janë trajtuar as 0.5 përqind të ushtarëve që kanë kryer krime në Kosovë”, tha Konjufca.