Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe për nderë të rënies së dëshmorëve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.
Konjufca tha se ata u bënë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së.
Teksa theksoi se aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para e gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë.
“Çifti simbol i rezistencës dhe luftës për liri ranë së bashku me shumë luftëtarë të tjerë më 22 shtator të vitit 1998 në qëndresën legjendare në Qyqavicë.Ata u bënë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së. Brigada 114 e UÇK-së, që drejtohej nga Fehmi Lladrovci, mori një emblemë shtesë, emblemën e komandatit të saj.Aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para e gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë. Rrëfimi për jetën dhe vdekjen e tyre është një epos lirie. Mirënjohje përjetë, lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi Xhevë e Fehmi Lladrovcit!”, tha Konjufca.