Konjufca: Z-mobile po shantazhon Telekomin që t’ia vazhdojë kontratën vetit edhe për 10 vjet

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 13:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me kërcënimin që ka bërë Blerim Devolli i Z-mobile drejtë Telekomit, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, tha se rezoluta e cila ishte krijuar në Kuvend nuk po zbatohet për arsye se vetë shteti dëshiron të ia vazhdoj kontratën Z-mobile.

“Kjo kompani dmth Devolli qëndron mbi Kuvendin e Kosovës, e ka kap qeverinë dhe qëndron mbi institucionet e drejtësisë sepse që nga 12 korrik 2018 në Kuvend është në fuqi një rezolutë që është votuar nga shumica e deputetëve dhe që në pikën e 7 thotë: “Qeveria e Kosovës si aksionar kryesor duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive e ish-drejtorit të Telekomit me kompaninë Z-mobile”, kjo rezolutë është shpërfillë disa muaj nga qeveria dhe nuk po zbatohet”, tha ai.

Konjuca ka thënë se kërcënimi i Devollve po bëhet me qëllim dhe si shantazh për vazhdimin e kontratës për edhe 10 vite të tjera.

“Arsyeja se nuk po zbatohet është se qeveria siç duket është e gatshme përmes ministrit Valdrin Lluka të ia vazhdoj kompanisë Z-mobile kontratën me Telekomin që është kontratë e dëmshme dhe që Telekomi dhe taksapaguesit e Kosovës të humbin miliona euro kjo nuk po zbatohet sepse duan ta zgjasin këtë kontratë edhe 10 vite. Kërcënimi i Devollve po bëhet me këtë qellim si shantazh për vazhdimin e kontratës për edhe 10 vite të tjera”, tha ai.

Konjufca tha se është një bashkëpjesëmarrje e  kriminalizuar të cilët i kanë bërë këtë dëm Tekekomit.

“Kompania në fjalë është ankuar në arbitrazh dhe e fituar, por edhe kjo e ka anën e vet kriminale sepse ne si Vetëvendosje konsiderojmë se krejt kjo që i ka ndodh Kosovës ka të bëj me një bashkëpjesëmarrje në krim të organizuar mes kompanisë Devolli dhe bordit të Telekomit i udhëhequr nga Rexh Gjonbalaj dhe ai është drejtues kryesor i PTK-së në Pejë. Ne e dimë se Telekomi nuk ka mundësi me i pagu 32 milionë euro, ky është bankrotim, kjo nënkupton që 3 mijë punëtorë të Telekomit u rrezikohet puna dhe që 3 mijë punëtorë do të gjenden përballë fatit dhe do jenë në mëshirë të fatit sepse qeveria me një kompani të fuqishme që e ka kap qeverinë e kanë organizuar këtë krim për bankrotimin e Telekomit të Kosovës”, tha ai, raporton EO.

“…Tregohet se këta kanë kap edhe institucionet e drejtësisë sepse e Gjykata Themelore në Prishtinë ka mund të ndodhë një apelim ndaj masës së drejtpërdrejtë të arbitrazhit që së paku paratë e Telekomit apo kjo gjobë të mos shkon drejtpërdrejt me përmbarues këtë apelim nuk e ka realizuar Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kjo tregon se edhe gjyqësia tek ne është e kapur nga ky bashkëveprim i Qeverisë së Kosovës me kompaninë Devolli“.

Ai tha se VV-ja do të thërrasë një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje dhe janë në përfundim të një ligji që ka për qëllim ndalimin në Kosovë të operimit të operatorëve virtual mobil.

“Ne mbështesim peticionin e Sindikatës së Telekomit dhe kërkesës së tyre të ndërpritet menjëherë kjo kontratë, VV do aktivizohet edhe në Kuvend që përmes 2 iniciativave ta ndaloj këtë, e para seanca e jashtëzakonshme që mund të ndodhë pas 2 ditësh dhe tjetra një ligj që jemi në përfundim qe do dorëzohet shumë shpejtë në Kuvend që ka një pikë specifike ndalimin në Kosovë të operimit të operatorëve virtual mobil”, tha ai, raporton EO.

Konjufca tha se nuk ka dyshim që kjo kontratë është kriminale.

“Devollët i kanë borxh Kosovës përmes arritjes se këtyre kontratave në kurriz të shtetit dhe ne mendojmë se Telekomi nuk ka asnjë detyrim të paguaj këtë gjobë. Ne si VV reagojmë ndaj kërcënimeve që kjo kompani po ia bën shtetit dhe drejtësisë dhe i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që përmes fakteve që janë të qarta ta ndal hovin e kompanisë që është ulur këmbëkryq mbi qeverinë dhe po përfiton miliona të gatshme përmes kontratave kriminale nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme