Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar të Kuvendit. Ai ka thënë që zgjedhja e Veselit është dëshpëruese për popullin e Kosovës.
Zgjedhja e Kadri Veselit është dëshpëruese për vendin e Kosovës. U zgjodh njeriu i cili është arkitekti së bashku me Hashim Thaçin, për kapjen e shtetit.
Është shumë dëshpëruese për popullin e Kosovës dhe me siguri zhgënjyese edhe për ndërkombëtarët.