Konkursi për specializime për shqiptarët jashtë Kosove, në shtator

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 10:43 | Nga

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se konkursi për specializime për kandidatët nga Lugina e Preshevës dhe trojet e tjera shqiptare (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia), do të shpallet në pjesën e dytë të shtatorit 2016.

Për kandidatët që janë banorë të Luginës së Preshevës do të ndahen 5 vende me financim të Ministrisë së Shëndetësisë, kurse për kandidatët nga trojet e tjera shqiptare do të ndahen 10 vende të specializimit volunter.

Konkursi për mjekët në Kosovë ndërkaq, është shpallur më 5 gusht 2016 dhe do të jetë i hapur deri më 19 gusht 2016.

Të ngjashme