Konsumatorët të pambrojtur, rritet numri i ankesave në MTI

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 11:30 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë në diskursin publik të drejtat e konsumatorit diskutohen në masë të vogël, krahasuar me temat e tjera sidomos ato politike, u tha gjatë konferencës së organizuar nga INDEP në Ditën Botërore të Mbrojtjes së  Konsumatorit, raporton Ekonomia Online.

Vetëm gjatë vitit 2020 ankesat e konsumatorëve në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) janë rritur, ku mbi 1 mijë ankesa nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse.

Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe Hulumtues i lartë në INDEP, tha se tha se e kanë për qëllimi që këtë konferencë ta bëjnë traditë në Kosovë, për shkak se siç tha ai çdo ditë marrin ankesa nga konsumatorët për shkeljen e të drejtave të tyre.

“Projekti është në kuadër të një marrëveshje që ka me Zyrën e Bashkimit Kombëtarë në Kosovë dhe urojmë që në të ardhmen të kemi një fuqizim me të madh të shoqërisë civile sepse në diskursin publik dominojnë tema të tjera dhe lënë mbrapa shqetësimet për konsumatorët”.

“Ne çdo ditë marrim ankesa sa u përket shkeljes së të drejtave qe kanë të bëjnë me realizimin e kontratave dhe çështje të tjera që ndërlidhen me realizmin e të drejtave të konsumatorëve”.

Ndërsa Helen Leurent, përfaqësuese nga Customer International, ka shprehur shqetësimin sa i përket përdorimit të plastikës.

Ajo tha se për këtë duhet më shumë përgjegjësi, pasi siç thotë ajo duhet të ketë një ambient të sigurt.

“Sot anëtarët gjithandej botës kanë zgjedhur që ta adresoj ë çështje e ndotjes nga plastik dhe çdo kush që punon në mbrojtjen e konsumatorit e di këtë. Shqetësimet tona për plastikën janë në rritje sepse ne duhet të kemi një ambient të sigurt, së pari kjo nuk ka të bëjë me riciklim dhe po ashtu duhet të zvogëlojmë përdorimin e plastikës në përgjithësi, duhet të bëjmë thirrje te të tjerët që të bëjnë ndryshime”.

Nijazi Shala, nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha se janë zotuar për të përmirësuar pozitën e konsumatorit, duke filluar me vetëdijesimin e tyre.

“MTI-ja është zotuar që të përmirësojë pozitën e konsumatorit duke bërë ngritjen e vetëdijesimit. Sa i përket programit të sotëm edhe në Kosovë po përjetohet e njëjta situata sikur në krejt botën. Pandemia po shkakton pasoja në mirëqenien ekonomike kryesisht në çrregullimin e tregjeve. Shumë konsumatorë kanë qenë dhe janë pre e praktikave të padrejta të bizneseve”.

Lamir Thaçi nga AUV-i tregoi për punën që kanë bërë si institucion për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ai tha se 20 ankesa janë të regjistruara dhe të gjitha janë shqyrtuar, raporton EO.

“Gjatë gjithë kohës kemi qenë vigjilent inspektorët kanë punuar me orar të zgjatur dhe kemi rritur volumin e punëve, duke ditur që vitin e kaluar kemi qenë në vitin e pandemisë kemi qenë fronti i parë për të vendosur rregull dhe për të parë zbatimin e masave anti-Covid. 20 ankesa janë të regjistruara dhe të gjitha janë shqyrtuar dhe konsumatorët kanë marr përgjigje dhe tre prej tyre kanë shkuar në gjykatë”.

Henk de Pauë përfaqësuesi i projektit “Lëvizja e lirë e mallrave në Kosovë”, tha se krahasuar me konsumatorët në BE në Kosovë mungon vetëdijesimi mbi ta drejtat e tyre.

“Ku qëndron ky problem në Kosovës sepse konsumatorit duhet t’i jepen të drejtat për tu mbrojtur, një prej dallimeve të mëdha të konsumatorit të BE-së dhe atij në Kosovë është mungesa e vetëdijesimit për të drejtat e tyre”.

Të ngjashme