Kontabilisti i vjedh 2.3 milionë funte Rita Orës

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 15:59 | Nga

Rita Ora ka marr një lajm të hidhur për sa i përket anës financiare.

Këngëtarja shqiptare ka humbur 2.3 milionë funte shkaku i kontabilistit mashtrues, i cili është arrestuar në lidhje me këtë rast në Northamptonshire.

Por, mediat britanike kanë raportuar se këto para do t’i kompensohen nga kompania e sigurimit, transmeton Telegrafi.

“Rita ka biznese të shumëfishta në mbarë botën. Njëra nga kompanitë në të cilën ajo ka hise, ishte viktimë e mashtrimit së bashku me disa kompani dhe individë tjerë. Por çfarëdo humbje që ka pësuar kompania që ka hise zonjusha Ora, do të kompensohen nga kompania e sigurimit”, ka thënë ndër të tjerash avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear.

Edhe vitin e kaluar Rita ishte viktimë e plaçkitjes, ku i ishte vjedhur shtëpia prishtinases në Londër me ç’rast i ishin marrë gjësende në vlerë prej 200 mijë dollarë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme