Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë, raporton Ekonomia Online.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një furgon gjatë patrullimit. dhe këto automjete dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.
“Fsh. Bube, Zubin Potok 19.11.2024 – 08:49. Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti” thuhet në njoftimin e Policisë.