Policia e Kosovës sot rreth orës 06:30, në pikën kufitare Muçibabë, ka arritur të parandaloj një kontrabandë me mallra.
“Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (kombi) të cilin Policia e kanë ndaluar në rrugën e Fshatit Lipovic, pas ndaljes së Kombit Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën e drejtonte personi me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke ju shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. e Kosovës nga Serbia ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komplete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrirë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), Sheqer një pako (10 kg)”, thuhet në raportin e policisë.