Kontrolle të rrepta kufitare për ata që hyjnë në Kosovë

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Vërmicë tashmë udhëtarëve iu kërkohet edhe një certifikatë vaksinimi apo test negativ për COVID-19.

Ky vendim është pjesë e masave shtrënguese pas situatës së krijuar nga COVID-19.

Në procedurë të njëjtë kalon çdo person që tenton të hyjë në Kosovë, nga çdo pikë tjetër kufitare.

E vendasve që hyjnë në Kosovë dhe nuk posedojnë asnjërën nga këto dokumente iu kërkohet të nënshkruajnë një betim për vetizolim prej shtatë ditësh.

Të ngjashme