Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës dhe ATK-së kanë kontrolluar gjashtë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme.
“Në tri prej tyre në mungesë të dokumentacionit u janë sekuestruar shtatë aparate”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.