Kontrollohen klubet e natës në Mitrovicë

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

Sipas kësaj komune, qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit  këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që  të respektohet  Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

Drejtoria e Inspeksionit  thekson se do të vazhdojë edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë  rregullat lidhur me  respektimin e orarit zyrtar të paraparë

Të ngjashme