Prezantimi i Planit të biznesit për themelimin e kooperativës bujqësore në Prizren, i promovuar nga “Caritas”-i zviceran është realizuar në prani të hisedarëve të ndryshëm, me ç’rast është thënë se ky organizim, do të krijojë mundësi për fuqizimin edhe të fermerëve të margjinalizuar.
Bartësit e këtij procesi kanë konsideruar se duke themeluar kooperativën bujqësore në rajonin e Prizrenit dhe të Shtërpcës, në bazë të planit të biznesit të propozuar, popullata rurale do të jetë në gjendje që të prodhojë dhe të shesë prodhimet e veta në treg me kushte të barabarta, shkruan sot Koha Ditore.
“Kooperativa e re bujqësore mund të ketë ndikim të rëndësishëm në treg me efekte mbrojtëse për prodhuesit e vegjël, duke menaxhuar në mënyrë efikase kapacitetet e tyre prodhuese dhe duke krijuar kushtet e favorshme të tregut për fermerët e margjinalizuar”, ka thënë Kreshnik Basha, drejtor i “Caritas”-it zviceran në Kosovë.