Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Burhan Maxhuni u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran.
Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, me fokus të veçantë në adresimin e dhunës në familje.
Poashtu gjatë këtij takimi, u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe KFOR-it Zviceran, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit, parandalimit dhe reagimit ndaj rasteve të dhunës në familje.
Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Burhan Maxhuni theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar në forcimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës dhe sigurimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it në përpjekjet për të ndërtuar shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it ritheksuan angazhimin e tyre për të mbështetur institucionet vendore që punojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje dhe për të forcuar masat e sigurisë në këtë drejtim.
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.