Korab Shaqiri bëhet operacion në fyt, a do të këndojë përsëri?

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Korab Shaqiri ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike në fytin e tij.

Këngëtari Korab Shaqiri probleme me shëndetin.

Gazeta Express ka mësuar se këngëtari ka pasur nevojë për intervenim të mjekëve në fytin e tij, duke bërë operacion bajamet.

Kjo i pamundëson artistit të këndojë për një kohë të pacaktuar, duke i prishur edhe planet për disa projekte që kishte për t’i realizuar.

Korabi kishte gati një këngë për festën e 28 nëntorit, por nuk arriti ta përfundonte duke i mbetur kështu në gjysmë ky dhe disa projekte tjera.

Artisti gjithashtu merr pjesë në edicionin e këtij viti në ‘Kënga Magjike’ dhe nuk dihet nëse do të mund ta interpretojë këngën ‘live’ në netët finale që do të mbahen në fillim të dhjetorit.

https://youtu.be/yT6VjoTwXBM
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme