Ish-zëvendëskryeministër i Zoran Gjingjiçit dhe ish-nënkryetar i Parlamentit Serb, Zoran Korac, në një intervistë për mediumin “Ideje” ka folur për presidentin serb, Aleksander Vucic, politikën e tij të brendshme dhe qëndrimin ndaj Kosovës.
Korac ka thënë se presidenti serb Vucic është një mbetje e një politike të tmerrshme që shkaktuar qindra mijëra viktima në rajon dhe që pavarësisht kësaj nuk heq dorë nga një politikë e tillë.
Ai ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se qëndrimi i Vuçiqit është sikurse i një nacionalisti. Derisa shton se për Kosovën duhet folur realisht si një vend që është i veçantë.
“Ai ka pasur tashmë disa fjalime në tubimet e tij që kanë folur për Kosovën në të njëjtën mënyrë siç bëjnë nacionalistët serbë, dhe nuk pres që papritmas të thuhet: ‘Kosova është e pavarur, ne ngremë duart lart’, por sigurisht që duhet të flasim për Kosovën realisht, dhe ajo është tashmë një vend i veçantë që ka mbajtur një seri zgjedhjesh në mënyrë demokratik”, ka thënë Korac.