Korea e Jugut ka dënuar 200 qytetarë për mos respektimin e masave kundër pandemisë si bartjen e maskës.
Rregullin e bartjes së maskave në transportin publik Korea e vendosi në 26 maj, dhe kush nuk e respekton këtë rregull i ndalohet hyrja në mjetet e udhtimit të transportit publik.
Kjo masë ka bërë që të ketë konfrontime të dhunshme, mes qytetarëve dhe shoferëve, ka thënë Agjencia Kombëtare e Policisë.
Autoritetet e vendit kanë hetuar 385 persona për incidente të tilla prej të cilëve 198 u paditën dhe u arrestuan, shkruan CNN.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Ganglip, tha sot se autoritetet po e marrin shumë seriozisht shkeljen e rregullave kundër pandemisë COVID-19, dhe nëntë persona janë nën arrest.
Koreja e Jugut ka raportuar gjithsej 20,449 raste të konfirmuara të vdekjeve COVID-19 dhe 326 të vdekur nga Coronavirusi.