Koreja e Veriut hedh një predhë të paidentifikuar

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Veriut ka hedhur të paktën një predhë të paidentifikuar, thotë ushtria e Koresë së Jugut, më pak se një javë pasi kishte testuar disa raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Predha u hodh nga lokacioni Sino-ri në veri të kryeqytetit Phenian, në drejtim të lindjes, sipas Shefave të Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.

Të shtunën, Koreja e Veriut nisi një sërë raketash nga bregu lindor në det.

Një i dërguar i SHBA-ve ka vizituar Seoul-in për bisedime se si të thyejnë bllokimin bërthamor.

Në shkurt, një takim në Vietnam midis udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, përfundoi pa marrëveshje.

Trump u largua nga ajo që ai e përshkroi si një marrëveshje e keqe e ofruar nga Kim.

Të ngjashme