Koreja e Veriut kërcënon Amerikën

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 11:11 | Nga

Koreja e Veriut e ka lavdëruar testin e raketës më të fundit ndërkontinentale të saj – ICBM, duke e cilësuar si paralajmërim të qartë për ShBA-në.

Lideri i saj, Kim Jong-un ka thënë se testi tregon se të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të goditen në çdo moment, transmeton Klan Kosova.

Ky test vjen tri javë pas testit të parë të këtij tipi rakete, ndërsa presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka quajtur akt i pamatur dhe i rrezikshëm i regjimit të Koresë Veriore.

Kina e ka dënuar po ashtu këtë test, por ka kërkuar që të gjitha palët e përfshira të jenë të kujdesshme dhe të shmangin rritjen e tensioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme