Koreja e Veriut lanson raketë të re balistike

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 09:52 | Nga

Koreja e Veriut sot herët në mëngjes ka lansuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, njoftuan zyrtarët e Koresë së Jugut duke theksuar se raketa ka rënë në Detin Japonez.

“Koreja e Veriut rreth orës 9:40 sipas kohës lokale nga provinca Pyongan lançoi një raketë të paidentifikuar balistike në Detin Japonez. Raketa ka fluturuar 930 kilometra”, njoftuan autoritetet në Seul.

Ky është testimi i gjashtë raketor i Koresë së Veriut që kur Moon Jae-in mori detyrën e presidentit të Koresë së Jugut në muajin maj, ndërsa është kryer disa ditë pas vizitës së tij në SHBA dhe takimit me homologun amerikan Donald Trump, që iu kushtua kërcënimit nga Koreja e Veriut.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut të martën njoftuan se paqja në gadishull mund të arrihet me tërheqjen e trupave dhe armëve amerikane se sa me “nënshtrimin” e Koresë së Jugut ndaj SHBA-ve.

Lançimi i sotëm raketor është një nga aktivitetet e ndaluara të Koresë së Veriut sipas rezolutave të mëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme