Koreja e Veriut ka lëshuar të shtunën dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në brigjet lindore të saj.
Kjo është hera e shtatë që ky vend autoritar teston raketat që nga koha kur Presidenti amerikan, Donald Trump, nisi bisedimet me Kim Jong Un për denuklearizimin e Koresë Veriore, shkruan Reuters.
Kujtojmë se negociatat midis dy vendeve kanë qenë të ndërlikuara dhe me rezultate të ngadalshme.
Liderët e te dy vendeve kanë rënë dakord në qershor për të rifilluar negociatat, por pala amerikane deri më tani ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet e saj për t’i filluar përsëri bisedimet.