Koreja e Veriut u përpoq të vidhte teknologjinë e vaksinës Pfizer përmes piraterisë

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Hakerët e Koresë së Veriut dyshohet se u përpoqën të vidhnin teknologjinë e vaksinave anti-COVID duke sulmuar në kompjuterët e Pfizerit.

Nëse përpjekja do të kishte qenë e suksesshme, ekspertët besojnë se regjimi i Kim Jong-un do të ishte përpjekur të shiste informacionin para sesa ta përdorte atë për të zhvilluar vaksinat e veta.

Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut, raportojnë mediat e huaja.

Vitin e kaluar hakerët e dyshuar të Koresë së Veriut u përpoqën të depërtojnë në të paktën nëntë organizata shëndetësore, duke përfshirë Johnson & Johnson, Novavax Inc dhe AstraZeneca.

Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka thënë se kishte prishur përpjekjet e Koresë së Veriut për të sulmuar kompanitë koreano-jugore që zhvillojnë vaksinat e koronavirusit.

Të ngjashme