Koronavirusi “prek” edhe Serie A, shtyhen tri ndeshje

775205473ML00040_FC_Interna
Prishtinë | 23 Shk 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sportive në zonat e Lompardisë dhe Venetos, të programuara për t’u zhvilluar këtë të diel (23 shkurt).

Për rrjedhojë, drejtuesit e Serisë A kanë zyrtarizuar anulimin e tri takimeve të elitës së futbollit Italian: Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Cagliari.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe ministri i shëndetësisë firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.

Pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive është masa e nevojshme paraprake për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme