“Korrigjimi” i Thaçit dhe fushata e Serbisë shkaktuan dështimin në Interpol

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Qeveria nuk e ka marrë në përgjegjësi askënd brenda radhëve të veta për dështimin që Kosova të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, shkruan sot “Koha Ditore”.

As nuk i ka bërë publike shpenzimet e bëra në fushatën lobuese. Por e ka përshkallëzuar taksën e vendosur javë më parë ndaj Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së ashpër për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Taksën prej 10 për qind për produktet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina e ka ngritur në 100 për qind.

Por njohës të rrethanave kanë thënë se, përveç Serbisë, fajin kryesor për dështimin e ka vetë Kosova, që mori pronësinë e këtij procesi.

“Deri më tani çështjen e anëtarësimit Kosova ua pati lënë në dorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kësaj here e mori pronësinë vetë dhe pati njëfarë sigurie prej zyrtarëve të lartë se Kosova do të anëtarësohet. Fatkeqësish kjo nuk u tregua e saktë dhe ky entuziazëm përfundoi me dështim”, ka thënë analisti Imer Mushkolaj.

Sipas tij, janë disa faktorë të cilën ndikuan që Kosovës t’i refuzohet kërkesa. Etja e Serbisë përmes një ofensive diplomatike për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet në organizata, siç ka thënë Mushkolaj, ka ndikuar në vendimmarrjen e anëtarëve në Asamblenë e Përgjithshme të INTEPROL-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme