Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjuca, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e partneritetit ndërmjet SHBA’së dhe Kosovës dhe avancimin e Prishtinës zyrtare drejt integrimit në instancat Euro-Atlantike.
Njoftimi për takimin është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA’së.
“Ambasadori Kosnett sot ka takuar ministrinë Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ata patën një diskutim të rëndësishëm për thellimin e partneritetit global midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, avancimin e diplomacisë së Kosovës dhe sigurimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Takimi ka ndodhur në zyrën e Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca.