Kosova bëhet me strategji për shëndetësi

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 12:56 | Nga

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, lansuan sot Strategjinë sektoriale për përmirësimin e shëndetësisë 2017-2021.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, deklaroi se ky dokument përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, qëllimi i këtij dokumenti, është jetësimi i vizionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimit të reformës në sistemin shëndetësor, qoftë në aspektin e riorganizimit të sistemit aktual dhe institucioneve gjegjëse; në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit, si dhe të gjitha hallkat e tjera të ndërlidhura me sektorin e shëndetësisë”, tha Rrahmani.

Sipas tij, karakteristikat demografike të popullatës orientojnë zhvillimin e sistemit shëndetësor kah ruajtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës, duke fuqizuar kujdesin parësor si shtyllë të sistemit shëndetësor. Gjithashtu, rëndësi të veçante do t’i kushtohet promovimit të mënyrave të shëndetshme të jetesës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme