Kosova çalon në përfshirjen e grave në pozita vendimarrëse

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 14:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë organizuar debat me temën: “Drejtimi i agjendës mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje”. Këtu u tha se Kosova çalon në përfshirjen e grave në pozita vendimarrëse, raporton Ekonomia Online.

Egzona Shala, drejtore ekzekutive në EcoZ Kosova, tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për përfshirjen e grave në politikë.

“Sot do të diskutojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikë e cila është e njohur ndërkombtarisht. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në praninë e grave në politikë e cila është duke ndikuar në ndryshimet në audiencën publike dhe aftësitë e grave për të marrë pjesë në politikë. Kemi komunën e Malishevës, Mamushës, Prizrenit dhe Podujevës. Një nivel i lartë i grave në komuna janë në Shtërpcë dhe Podujevë me 50%”, tha ajo.

Sevil Kazaz, Drejtore e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, tha se përfshirja e grave në këtë komunë është për çdo lavdatë.

“Në nivelin lokal në komunën e Prizrenit janë mbushur premtimet. Komuna e Prizrenit ka 30 drejtori, 6 prej tyre janë të gjinisë femrore, për ekonomi, arsim, shëndetësi, financa.përqindja e grave është për çdo lavdatë 50%. Kemi pasur shumë sfida dhe barrierat që kanë gratë, disa janë se nuk kanë mbështetje të meritur dhe paragjykohen por nuk vetëm për Kosovë por edhe Ballkan. Mundësia e grave është garantimi i pjesmarrjes në politikë”, tha Kazaz.

Ndërsa, Besarta Kryeziu Ramaj, drejtore e Drejtorisë së Përgjithsme për Administratë në Malishevë, tha se ka pasur shumë sfida për t’u kyçur në tregun e punës.

“Njëra ndër përvojat më të shkëlqyera ka qenë pjesëmarrja në javë të gruas. Ajo bindja se si ndikojnë organizatat ndikojnë poztivisht. Ajo tha se hapat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar duke u kyçur si mësimdhënse. Ajo më pastaj ka udhëhqur drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Pavarësisht sfidave jam mundua të japë maksimumin të japë një frymë pozitive te rinia dhe sporti. Kemi përkrahur edhe shoqatat e grave që operojnë në komunë të Malishevës. Kam qenë pjesë e listës për asamble dhe ka qenë një lloj sfide”, tha ajo.

Tutje, Kryeziu Ramaj tha se përfshirja e grave në pozitat vendimarrëse ka çaluar.

Po ashtu, Kazaz tha se duhet të merren hapat e menjëhereshëm për mbështetjen e grave në vendimmarrje. Ajo tha se duhet të mbështeten gratë që kanë përvojën për të udhëhequr me këtë Komunë.

“Pjesëmarrja e gruas është tejet e rëndësishme. Një grua është një pasqyrë e shoqërisë dhe në përfaqësim. Të gjithë duhet t’i mbështesim më shumë gratë t’i fuqizojmë më shumë në edukim. Sa më i madh të jetë numri i përfaqëismit të gjinisë femrore aq më i vogël do të jetë korrupsioni”, shtoi ajo.

https://vimeo.com/528821774
No description available.

Të ngjashme