Kosova debuton në skitari botërore (Video)

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 20:47 | Nga

Skiatori Albin Tahiri debutoi në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës.

Ai zuri vendin e 49-të në renditje ose me kohë më të ngadalshme për 10 sekonda e 91 qindtat se sa Erik Guay nga Kanadaja, që fitoi medaljen e artë.

Tahiri arriti në cak me kohë të kaluar për 1:36.29 minuta, ndërsa la pas Pimenov me kohën 1:43.88 e Nikita Shcherbakovskiy që kishte kohën 1:48.70 minuta.

Guay fitoi garën me kohë të kaluar për 1:25.38 minuta. Mbi të gjitha, ka qenë një debutim historik i Tahirit në mesin e elitës së skiatorëve botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme