Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, priti një delegacion nga Ministria e Transportit dhe Teknologjisë së Bullgarisë, të kryesuar nga Krasimir Kalaydijev.
Zv.ministri Muharremi falënderoi shtetin bullgar mbi përkrahjen që ka bërë deri më tani për Kosovën.
Bazuar në marrëveshjen bilaterale në fushën e transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Bullgarisë të dy delegacionet shkëmbyen të dhënat statistikore tregtare ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë shkëmbimet tregtare të cilat realizohen nëpërmjet transportit rrugor ndërkombëtar nga operatorët rezident të të dy palëve kontraktuese.
Gjithashtu palët shprehën konsideratat mbi zhvillimet tregtare të cilat janë në rritje e sipër, si dhe u dakorduan që të vazhdohet edhe më tej në këtë frymë duke krijuar lehtësira përkatësisht heqjen e barrierave në mënyrë që të rriten edhe më tej shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve duke kontribuuar në nxitjen e zhvillimit të sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve.
Gjatë këtij takimi i vendos që të nënshkruhet protokolli teknik ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, me qëllim të krijimit të lehtësirave në fushën e transportit ndërmjet dy vendeve.