Kosova dhe Gjermania marrëveshje në fushën e transportit, synon ngritjen e sigurisë së mallave

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 13:38 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas kërkesës ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka aprovuar vendimin për Nismën për marrëveshjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë për Transportin Ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Lekaj deklaroi se kjo marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe njerëzve si dhe shtimin e sigurisë së mallrave mes dy vendeve.

“Si transport bilateral tranzit të vendet e treta, avancimin e tregtisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve. Shtimin e sigurisë dhe transportimin e mallrave mes dy vendeve”, tha ai.

Të ngjashme