Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Fatmir Matoshi ka takuar
udhëheqësen e Odës Ekonomike të Gjelbër Amerikane, Michelle Thatcher, ku janë dakorduar për projekte të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.
Njoftimi i plotë:
Sot prita në takim, udhëheqësen e Odës Ekonomike të Gjelbër Amerikane, znj. Michelle Thatcher, me të cilën biseduam për mjedisin, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe impaktet e saj në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore.
Me znj. Thatcher u dakorduam që të ndërmarrim iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.