Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit, për ndërprerjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kjo marrëveshje është marrë përsipër nga Kosova me procesin e suksedimit të marrëveshjes bilaterale të nënshkruara nga ish-RSFJ me shtetet e tjera në këtë rast me Kosovës, përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kreu i kësaj ministrie, Skender Reçica, tha se tha se kjo i jep rrugë hapjes së një marrëveshje të re.
“Shkëputja e marrëveshjes bëhet me qëllim të hapjes së marrëveshjes së re për shërbime sociale mes dy vendeve. Meqenëse kemi të bëjmë me një marrëveshje të përbashkët kërkojmë që të aprovohet”, tha Reçica.