Kosova dhe ShBA-ja sot nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Prishtinë | 19 Maj 2024 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke filluar nga ora 09:00.

Siç njofton Presidenca mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidentja Osmani dhe nënsekretarja Allen do të deklarohen për media.

Të ngjashme