Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin mars.
Kosovës dhe Shqipërisë humbjet në eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018” i kanë kushtuar me rënie në pozicione.
Përfaqësuesja kosovare pas humbjes prej Islandës me rezultat 2:1 ka humbur gjashtë pozita duke u renditur në vendin e 170.
Humbja prej Italisë dhe miqësoren me Bosnjën, kuqezinjve u kushtoi me rënie për 12 pozita, e cila gjen vetin në vendin e 66.
Brazili tash ka marr kryesimin e listës duke lënë pas Argjentinën ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt gjenden Gjermania, përkatësisht Kili.