Kosova dhe Zvicra nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 18:06 | Nga

Në Bern të Zvicrës, delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan negociatat dhe miratuan tekstin final të marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale.

Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Me miratimin e sotëm të marrëveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë.

Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në institucionet e Kosovës dhe t’i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçare duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës, dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë një mundësi mijëra bashkatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme