Kosova do të marrë kredi nga Banka Evropiane për Investime për të mbështetur NVM-të

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës njofton se në mbledhjen e saj 69-të ka marrë vendim që të miratojë nismën për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

Sipas qeverisë, kjo marrëveshje është për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV) dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19.

“Qeveria ka miratuar nismat për negociimin e Marrëveshjes së Kredisë midis Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për financimin e projektit ‘Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të’, si dhe për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian, për projektin ‘Mbështetja e BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë’”, thuhet në njoftim.

Qeveria gjithashtu ka ndarë mjete financiare për pagesën shtesë në pagë për disa institucione në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia.

Po ashtu, janë ndarë 8 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme