Ministria e Shëndetësisë dhe projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (KSHQC) organizon sot konferencën “Drejt një Kujdesi Shëndetësor të Integruar në Kosovë”.
Në këtë konferencë, pjesëmarrësit do të njoftohen me konceptin e kujdesit të integruar si një mekanizëm për përmirësimin e cilësisë.
Prezantuesit ndërkombëtar do të ndajnë përvojat e tyre dhe konferenca do të ofroj mundësi të çmueshme për këmbim të informacionit dhe ideve.
Pjesëmarrësit e konferencës përfaqësojnë grupet e ndryshme të interesit, përfshirë nivelin qendror dhe atë lokal të qeverisjes, sektorin jo-qeveritar dhe komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë.
Projekti AQH financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe mbështetë agjendën kombëtare të reformës shëndetësore, duke plotësuar programet e donatorëve tjerë në sektorin shëndetësor.
Qëllimi i tij është për të siguruar që të përmirësohet shëndeti i popullatës së Kosovës, me ofrues dhe menaxherë të forcuar të kujdesit shëndetësor, të aftë për të plotësuar nevojat e pacientëve (sidomos grupeve të cenueshme), të cilët do të ishin më të vetëdijshëm për të drejtat dhe nevojat e tyre.