Asociacioni, nuk duhet te themelohet si zotim i Kosovës, si kompromis po.
E kompromisi duhet të bëhet reciprok, Serbia njeh Kosovën, Kosova themelon asociacionin. Asociacioni duhet të shihet si fundi i kompromiseve dhe jo si mekanizëm për kompromise e kushtëzime të tjera e të reja.
Nëse gjërat mbesin në gjysëm, atëherë do të kemi me shumë normalizim të përkohshëm, sesa marrëveshje të pjesshme.
Asociacioni nuk duhet të bëhet si ndarje e komunave me shumicë serbe nga Kosova, por si mekanizëm i cili ndërlidh këto komuna me spektrin e gjerë institucional e ligjor të Kosovës, duke pasur për fokus ofrimin dhe permirësimin e politikave në dobi të komunitetit.
Opsionet e tjera do ta rikthejnë historinë.