Në Edirne të Turqisë është duke u zhvilluar turneu i FIBA Europe Youth Development Fund për grupmoshat U15 (djem/vajza), në të cilin janë duke marr pjesë pesë shtete si: Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Sot vashat “Dardane” janë mundur nga Rumania me rezultat 53:42. Ndërkohë fitore Kosova ka realizuar në ndeshjen ndaj Rumanisë në konkurrencën e meshkujve, ku “Dardanët” e rinj kanë triumfuar ndaj Rumanisë me rezultat 65:56.
Humbje kanë pësuar vashat dhe djemtë e rinj në dy ndeshjet e para të zhvilluara në fundjavën që e lamë pas. Djemtë kanë përjetuar humbje nga Bullgaria me rezultat 67:71, kurse vajzat e humbën ndeshjen nga Bullgaria me rezultat 84:43. Humbje kanë regjistruar edhe nga Turqia, ku djemtë janë mundur me rezultat 101:40, kurse vajzat kanë pësuar disfatë me shifrat 71:44.
Ndeshjet e fundit Kosova i zhvillon të martën ndaj Maqedonisë së Veriut, ku vajzat e fillojnë ndeshjen nga ora 12:00, derisa djemtë nga ora 14:00.
Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, në të cilin projekt së bashku janë Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. /Gazeta Express/